Pse foshnjat që lindin para kohe kur rriten janë më nervozë

  • E.K /
  • 22 May 2021 - 11:44
Pse foshnjat që lindin para kohe kur rriten janë më nervozë

Foshnjat që lindin para kohe, sipas një studimi, janë të rrezikuara që kur të rriten të jenë më nervozë. Foshnjat që lindin me pak peshë apo më shumë se pesë javë para kohës së caktuar të lindjes janë më të rrezikuar nga nervozizmi, se do të kenë urrejtje brenda tyre apo mund të mbyllen në veten e tyre. Shkencëtarët deri më tani e kanë zbuluar se foshnjat që lindin para kohe e kanë më të vështirë të lëshohen në lidhje dhe të krijojnë një karrierë të suksesshme kur të jenë rritur.

Por, sipas studimit të fundit, i kryer nga ekspertët e universitetit në Uarvik, Oksford dhe në Briton, sugjerojnë se kjo ndodh për shkakun se ky grup ka gjasa për të shfaqur disa tipare psikologjike. Të dhënat e tyre nuk japin detaje të mëtutjeshme për arsyen e ndërlidhjes, por shkencëtarët sugjerojnë se kjo mund të shkaktohet si pasojë e ndryshimeve në tru që vijnë si pasojë e trajtimit intensiv mjekësor, që duhet kushtuar foshnjave të cilat lindin para kohe. Shkencëtarët, puna e të cilëve është publikuar në revistën mjekësore "Archives Of Disease In Childhood", kanë studiuar të dhënat mjekësore nga 400 fëmijë të lindur në Gjermaninë jugore, gjatë viteve 1985/86. Gjysma prej tyre ose kishin lindur me pak peshë ose kishin lindur para kohe, përderisa gjysma tjetër kishin lindur me peshë normale dhe në kohë. Kur ata ishin vizituar pas moshës 26 vjeçe, ata që kishin lindur para kohe apo me pak peshë, ishin më nervozë, më të tërhequr në vete dhe kishte urrejtje më të madhe ndër ta.

(Kosova Sot Online)