6 ilaçet natyrale për shërimin e të thatit në lukth

  • 01 December 2015 - 15:30
6 ilaçet natyrale për shërimin e të thatit në lukth

Mundimet, oreks i dobët, pengesa në tretje dhe dhimbjet janë vetëm disa nga simptomat që për shumicën janë të njohura:  të thatin në lukth dhe në dymbëdhjetëgishtore. Fajtori për shfaqjen e të thatit në lukth ende nuk dihet, por si shkaktarë të mundshëm konsiderohen sasia e tepërt e acideve apo thartirës në lukth ose mungesa e mukozës së lukthit. Para se të vraponi te mjeku, ju paraqesim disa nga ushqimet që ndikojnë si ilaç natyral.

Mjalti

Image

Mjalti përmban shumë përbërës ushqyes, e sidomos është efikas në shërimin e të thatit. Enzimat në mjaltë prodhojnë  peroksidin e hidrogjenit, i cili vret bakteret e dëmshme që mund t’i kontribuojnë zhvillimit të të thatit. Këtu janë edhe substancat tjera në mjaltin nga lulet, prej së cilave bletët grumbullojnë polenin, që e shton efikasitetin e mjaltit në eliminimin e baktereve. Dy lugë mjaltë në ditë janë dozë e mjaftueshme te shumica e llojeve të mjaltit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bananet

Image

Substancat në bananet e thara, në bananet që nuk janë pjekur mirë,  shtojnë sasinë e mukozës në traktin tretës. Mukoza formon shtresë të fortë mbrojtëse që ndihmon në shërimin e të thatit dhe parandalon formimin e tij. Me qëllim të shërimit të thatit, rezultatet më të mira arrihen me bananen pluhur. Përzieni dy lugë pluhur me një lugë mjaltë. Këtë masë merreni tri herë në ditë.

Lëngu nga lakra

Image

 

Përderisa keni baktere të mira në trup, atë të dëmshmet do t’i keni nën kontroll, që pakëson gjasat që të vuani nga i thati në lukth.  Ushqimet si lakra turshi, jogurti, ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të baktereve të mira në zorrët tuaja. Por, kur flasim për shërimin e të thatit, lëngu më efikas është lëngu nga lakra e freskët. Një studim ka treguar se lëngu i lakrës shëron të thatin në më shumë se 92 për qind të rasteve. Nëse vuani nga i thati, lëngu i lakrës është ilaç i lirë dhe shumë efikas.

Hudhra

Image

Hulumtimet kanë treguar se përparësitë e hudhrës në shërimin e shumë gjendjeve rriten nga dita në ditë. Me sa duket hudhra mundet ta mbajë nën kontroll bakterin “Helicobacter pylori”. Hulumtuesit nga qendra hulumtuese “Fred Hutchinson” kanë zbuluar se hudhra krijon ndikim efikas kundër mikrobeve.   Përhapja e tepërt e këtij bakteri ndikon në zhvillimin e të thatit në lukth.

Specat djegës

Image

Megjithëse e thonë dhe besojnë shumë njerëz, specat djegës nuk e shkaktojnë të thatin në lukth, por e parandalojnë formimin e tij. Kjo është pasojë se specat djegës aktivizojnë mekanizmat që e mbrojnë mukozën e lukthit. Hulumtimet kanë treguar se substanca aktive, kapsaicina, pakëson sasinë e thartirës në lukth, derisa në të njëjtën kohë e shton sasinë e lëngjeve mbrojtëse.  

Rrënja e jamballit

Image

Disa studime kanë treguar se rrënja e jamballit ndikon si ilaç kundër të thatit në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Me sa duket kjo bimë përmirëson punën e lukthit dhe zorrëve, duke i shtyrë në prodhimin e mukozës mbrojtëse. Kjo është shumë e dobishme për secilin përdorues të ilaçeve që nxitin shfaqjen e të thatit në lukth, si aspirina dhe disa ilaçe tjera kundër inflamacioneve. Për të qenë efikas, duhet t’i përtypni tabletat me rrënjë jamballi para se t’i përpini. Sugjerohet të merrni dy tableta nga 380 mg tri herë në ditë, midis shujtave.

(Kosova Sot)