Lëngu më i mirë dimëror për detoksim

  • 01 December 2015 - 21:56
Lëngu më i  mirë dimëror për detoksim

Ushqimi jo i mirë, sidomos nëse është i bazuar në pak ushqim të zier, di të krijojë thartirë dhe t’ju bëjë të ndiheni më të “rëndë”.  Pasojë është ‘guri’ i njohur në lukth, plogështia dhe mungesa e energjisë, e të gjitha këto i rregullon një përzierje e pemëve dhe perimeve, që pastron organizmin dhe rregullon tretjen

Karota – është përplot me fibra ushqyese dhe antioksidues që në trup shndërrohen në vitamina A. Kjo ndikon në përshpejtimin e sistemit të tretjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grejpfruti – është pema më e njohur, që merr pjesë në secilën përzierje, që e pastron organizmin, është e pasur me vitaminë C, shkrin yndyrat dhe i shndërron në energji.

Trangujt – falë fibrave që posedon, shton ndjenjën e ngopjes, është diuretik natyral, qetëson fryrjet në stomak dhe pastron trupin prej helmeve.

Menta – përshpejton dhe kontrollon sistemin për tretje dhe qetëson lukthin.

Përbërësit:

– gjysmë litër ujë

– 1 grejpfrut

– 2 karota

– 1 trangull

– Dy rriska xhenxhefil të bluar

– 5 gjethe mentë.

Përgatitja:

Qërojeni grejpfrutin, karotat dhe trangullin dhe i preni në rrathë, i futni në blender dhe i përzieni imët. Shtojeni ujin dhe përzieni, bluani gjithçka. Pijen ta konsumoni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në drekë.

(Kosova Sot)