Eliminoni dhimbjet në lukth me recetën e vjetër popullore

  • 02 February 2016 - 16:55
Eliminoni dhimbjet në lukth me recetën e vjetër popullore

Nëse ju mundojnë dhimbjet në lukth, kjo nuk është arsye që menjëherë të vraponi dhe të kapeni për ilaçet sintetike. Provoni që këto simptoma aspak të këndshme t’i hiqni me një ilaç popullor krejt natyral, i cili e ka fuqinë ta rigjenerojë mikroflorën e lukthit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në një gotë me ujë të vluar tretni dy lugë me mjaltë, i përzieni mirë dhe më pas masën e bartni në një kavanoz të madh. Më pas aty shtoni edhe dy lugë kefir dhe një litër qumësht. I përzieni, i mbuloni me dy shtresa kompresë dhe e vendosni në një vend të ngrohtë për të qëndruar për tri ditë. Më pas shtoni një lugë tharëm të thatë të bukës, përzieni dhe përsëri e mbuloni me kompresë. Porsa të keni vërejtur se në kavanoz janë shfaqur flluska, ilaçi është i gatshëm. Më pas kavanozin e vendosni në frigorifer, e konsumoni gjysmë orë para ushqimit nga 0,5 dcl, tri herë në ditë, së paku për dy javë rresht. Vërejtje: Vozitësit nuk guxojnë ta konsumojnë ilaçin kur planifikojnë të ulen për timon, sepse përmban një sasi të vogël të alkoolit.  Para përdorimit këshillojeni mjekun.

(Kosova Sot)