Tri problemet të cilat bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet

  • 06 February 2016 - 20:57
Tri problemet të cilat bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet

Pos vlerave të veta ushqyese, studimet tregojnë se kjo pemë ndikon në largimin e shumë problemeve, për zgjidhjen e të cilave zakonisht kapemi për ilaçe, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Fryrja dhe kapsllëku  

Bananet përmbajnë pektinë, e cila përshpejton tretjen dhe nxit largimin e helmeve nga trupi dhe organizmi. Pos kësaj, ato ndikojnë si probiotik dhe stimulojnë punën e zorrëve. Të gjithë këta faktorë stimulojnë tretjen dhe pakësojnë fryrjet në stomak, e në rast të kapsllëkut, fibrat nga bananet ndikojnë si laksativ natyral.

 

Stresi

E quajnë sëmundje të kohës moderne, sepse ka ndikim të hatashëm në shëndetin në përgjithësi. Një nga problemet që stresi shkakton është diarreja, kjo për shkak të rënies së kaliumit në organizëm. Ekuilibri mund të vendoset duke konsumuar banane, që përmbajnë sasi të lartë të kaliumit, që normalizon punën e zemrës, dërgon oksigjenin në tru dhe rregullon sasinë e ujit në organizëm.

 

Shtypja e gjakut

Dihet se sasia e lartë e natriumit dhe kripës dhe sasia e pakët e kaliumit në organizëm ndikon në ngritjen e shtypjes së gjakut.  Pikërisht për këtë arsye, nevojitet t’i konsumoni bananet, sepse janë të pasura me këtë mineral të rëndësishëm. Po ashtu, bananet ju mbrojnë edhe nga depresioni dhe ndihmojnë gjatë periudhës paramenstruale.

Image

 

(Kosova Sot)