Çajet që ju ndihmojnë të flini më mirë

  • 08 February 2016 - 19:18
Çajet që ju ndihmojnë të flini më mirë

Pagjumësia kronike duhet të mjekohet nga mjeku, por më parë provoni këto ilaçe natyrore.

Çaji i kamomilit. – Studimet e deritashme kanë treguar sesi kamomili ka veti qetësuese, mund ta zbutë ankthin dhe ta zvogëlojë nivelin e hormonit të stresit në organizëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çaji i valerianës. – Rrënja e kësaj bime përdoret kundër pagjumësisë, e ekspertët thonë se çaji i valerianës mund ta zvogëlojë nevojën e marrjes së tabletave të gjumit.

Çaji i livandës. – Ky çaj ka aromë dhe shije të veçantë, relakson dhe qetëson. Livanda shpesh shtohet në kremra për përkujdesje ndaj trupit, meqë aroma e saj relakson. Në treg ekziston një numër i madh i çajeve të ndryshëm. Në mënyrë që ta dini se cili ju përshtatet më mirë, duhet t’i provoni të gjithë. Nëse keni ndonjë sëmundje, apo jeni duke marrë farë ilaçesh, atëherë para se të filloni me përdorimin e rregullt të çajeve, duhet që të konsultoheni me mjekun.

(Kosova Sot)