Ushqimet që shkaktojnë thyerje të gjymtyrëve, ne i konsumojmë çdo ditë

  • 11 February 2016 - 08:37
Ushqimet që shkaktojnë thyerje të gjymtyrëve, ne i konsumojmë çdo ditë

Shumica e ushqimeve që janë të tmerrshme për eshtrat janë edhe të shëndetshme, por duhet të keni kujdes sa konsumoni dhe në cilat kombinime.

Kafeja

Sasia e tepërt e kafeinës mund të zvogëlojnë aftësinë e organizmit që ta përdorë kalciumin nga ushqimi. Sidomos është e dëmshme nëse pini tri kafe në ditë, e llogaritet edhe kafeina nga pijet e gazuara. Madje, edhe disa ilaçe, si ato kundër gripit, alergjive dhe disa analgjetikë mund të përmbajnë kafeinë. Për ta larguar efektin e kafeinës, kini kujdes në sasinë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kripa

Natriumi nga kripa nxit veshkat ta lirojnë kalciumin që shkatërron eshtrat. Mu për këtë arsye, shumica e njerëzve konsumojnë dyfish më pak kalcium se sa që do të duhej. Kujdes nga sasia e fshehur e kripës nëpër ushqime dhe ushqimin e përpunuar. Derisa gatuani, më shumë përdorni erëza e më pak kripë.

Drithërat

Substancat nga drithërat parandalojnë që trupi ta përdorë kalciumin nga qumështi, pasi që zakonisht qumështi kombinohet me drithëra. Prisni dy orë pasi keni konsumuar drithëra para se të konsumoni jogurt, apo shtesat tjera në ushqimin me kalcium.

Pijet e gazuara

Fosfatet (ose acidet e fosfateve ) dhe pijet e gazuara shtojnë rrezikun nga thyerjet. Por, ekspertët ende nuk janë të sigurt pse ndodh kjo. Sasitë e vogla të fosforit janë të domosdoshme për ndërtimin e eshtrave, por kurrë nëse keni tepër pasi që trupi sekreton kalcium dhe magnez. Zvogëloni sasinë e konsumimit të pijeve të gazuara dhe zëvendësojini me ujë mineral, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bishtajoret

Fasulja, bizelet dhe bishtajoret tjera mund të çrregullojnë aftësinë e trupit ta përdorë kaliumin nga ushqimi sepse fitatet prej tyre ndërlidhen për kalcium dhe mineralet tjera.  Kjo është sidomos e rrezikshme për vegjetarianët që konsumojnë shumë bishtajore. 

(Kosova Sot)