Dhalli shëron mëlçinë e yndyrshme

  • 11 February 2016 - 16:53
Dhalli shëron mëlçinë e yndyrshme

Dhalli përmban përbërës që e pastrojnë mëlçinë, parandalojnë grumbullimin e yndyrave dhe vendosin punën e rregullt të mëlçisë. Në mënyrë që shërimi me dhallë të jetë i efektshëm, gjatë kësaj kohe ndalohet konsumimi i mishit dhe përpunimeve të mishit, por duhet të merrni edhe lëngje të freskëta të hithrave, luleradhiqja dhe artiçoku.  Do të ishte mirë që 3-4 ditë para shërimit të filloni të agjëroni, ngadalë të mësoheni me regjimin e ushqimit. N vend të kafesë merrni lëngje ose çaj bimësh, e nga nikotina dhe ëmbëlsirat hiqni dorë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

7 ditë shërim me dhallë kundër mëlçisë së yndyrshme

Shërimi nga dita e parë deri në të shtatën – për çdo ditë merrni:

1 litër dhallë + 2 litra ujë mineral pa natrium ose 2 litra çaj bimor ose 2 litra lëng të freskët pemësh. Në ditë hani dy shujta të lehta nga perimet e ziera me pak gjalpë, por pa kripë shtesë. Perimet duhet të rrëzohen me erëza bimore ose lëng të freskët limoni.

Me dhallë dhe ujë mineral, ose çaj bimor ose lëng pemësh merrni:

Dita I dhe II: 80 ml lëng të freskët nga hithrat.

Dita III dhe IV: 80 ml lëng të freskët nga luleradhiqja.

Dita V dhe VI: 80 ml lëng të freskët artiçoku.

Dita VII: 80 ml lëng të freskët nga hithrat.

Shërimin e përfundoni në darkë me një mollë. 

(Kosova Sot)