Manaferrat, antioksiduesi më i fortë në botë

  • 13 February 2016 - 12:33
Manaferrat, antioksiduesi më i fortë në botë

Manaferrat goxhi (lat. Lycium barbarum), janë të pasura me 18 lloje të aminoacideve, 21 minerale dhe një numër të konsiderueshëm vitaminash.  Shekuj me radhë ky lloj i manaferrave përdoret në mjekësinë popullore kineze. Ky lloj i manaferrave vjen nga Tibeti, e shkaku i ngjyrës së kuqe e quajnë edhe “diamanti i kuq”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ekspertët amerikanë e konsiderojnë bimën e shekullit, e hulumtuesit kanë vërtetuar se frutat e saj përmbajnë 18 aminoacide që janë të domosdoshme për organizmin, si dhe 21 minerale, shumë vitamina dhe vitamina të tjera që e forcojnë sistemin imun.

Për sa ju përket vetë frutave të saj, ato mund të konsumohen të freskëta, por se kryesisht hahen të thara, sepse janë më të lëngshme dhe janë më të ëmbla. Këto manaferra mund të shtohen edhe si shtesë në ushqim, e prej tij mund të përgatitet çaj, xhem, por mund të përdoret edhe si shtesë në jogurt dhe nëpër sallata.

Frutat thahen në atë mënyrë duke i prerë në shtresa të holla dhe thahen dhe ftohen apo mund t’i vendosni në diell. Ekspertët pohojnë se janë shumë të shëndetshme, por ata pohojnë se nuk duhet tepruar me konsumimin e tyre. Konsumimi ditor është midis 10 dhe 30 gramë. 

(Kosova Sot)