Vetëm një vezë në ditë dhuron katër mrekulli për organizmin tuaj

  • 13 February 2016 - 14:16
Vetëm një vezë në ditë dhuron katër mrekulli për organizmin tuaj

Shumica e njerëzve vezën e shikojnë si kafjallin më të mirë dhe më të lehtë, me të cilin e fillojnë ditën. Dhe, mirë e kanë, sepse vezët janë ushqimi më i mirë kur në pyetje janë proteinat, që ju dhurojnë energji, e për periudhë më të gjatë edhe shëndet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Një vezë përmban 22 për qind të sasisë së nevojshme me selino, nutrient që siguron sistem të fortë imun, rregullon hormonet e gjëndrave tiroide. Vezët janë të shëndetshme për fëmijë dhe adoleshentë.

2. Me vezët në ushqimin e përditshëm, nuk keni pse të brengoseni për kolesterolin, sepse vezët janë ekuilibri i duhur midis koelsterolit të keq dhe atij të mirë. Kolesteroli i keq ngushton arteriet, që shton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

3. Në një vezë gjenden rreth 15 për qind të sasisë së nevojshëm ditore për vitamina B2, i njohur si riboflavinë, që ushqimin e shndërron në energji. Janë të pasura edhe me vitamina B5 dhe B12, kyçe për shëndetin e flokëve, lëkurës, syve, mëlçisë.

4. Vezët janë ushqim për trurin. Për këtë përgjegjës është holina, pjesë e membranës së qelizave që bashkon neurotransmetuesit. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se mungesa e holinës shkakton çrregullime neurologjike dhe pakëson aftësitë kognitive.

(Kosova Sot)