Ushqimet që funksionojnë edhe si ilaçe

  • 13 February 2016 - 17:47
Ushqimet që funksionojnë edhe si ilaçe

Përdorimi i ilaçeve natyrale për trajtimin e problemeve shëndetësore është duke u bërë gjithnjë e më i pranishëm, dhe kjo për arsye të mirë. Në vijim ju paraqesim disa ushqime që veprojnë edhe si ilaçe, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Shafrani

Shafrani është një erëz shumë popullore që përdoret për gatim. Përbërësit e tij antiseptikë, kundër baktereve, inflamacioneve dhe si një antioksidues, e bëjnë atë një ilaç të fortë kundër shumë gjendjeve. Shafranin mund ta përdorni për dezinfektimin e prerjeve dhe të djegurave, si dhe ta trajtoni kollën e zakonshme, ftohjen, inflamacionet e nyjave, artritin, lëkurën e mavijosur, aknet, dhe pengesat në stomak.

Image

Xhenxhefili

Xhenxhefili ndikon kundër inflamacioneve, baktereve, kërpudhave dhe viruseve. Në të njëjtën kohë, është një analgjetik dhe vrasës i fortë i dhimbjeve. Është burim për kalium, magnez, mangan, fosfor, zink,  vitamina A, C, E dhe ato të kompleksit B. Xhenxhefilin mund ta përdorni për stomakun e irrituar, tretjen jo të mirë, urthin, fryrjet, problemet e zemrës dhe çrregullimet menstruale.

Image

Kanella

Kanella është antioksidues, ka përbërës të fortë kundër inflamacioneve dhe kundër gazrave. Kjo erëz është burim i shkëlqyeshëm për mineralet, si: kalium, kalcium, mangan, hekur, zink dhe bakër, së bashku me vitaminën A, niacinën dhe piridokeisnë. Kanella trajton ftohjen, gazrat, ndihmon në tretje, te urthi, fryrjet në stomak, diarreja, artriti dhe menstruacionet me dhimbje. Po ashtu, ndihmon njerëzit me diabet, tipi 2, kontrollon nivelin e kolesterolit dhe sëmundjet e zemrës.

Image

 

Hudhra

Hudhrës shpeshherë i referohemi si një super-ushqim, pasi ndikon kundër baktere, viruseve, inflamacioneve, kërpudhave. Për më shumë, hudhra është e pasur me vitamina dhe nutriente, si proteina, kalium, kalcium, zink dhe shumë të tjerë. Hudhra mund të përdoret në trajtimin e kollës, bronkitit kronik, fytit me dhimbje, problemet me sinuse, astmë, infeksioneve të veshit, dhimbjet e stomakut, dhimbjet e dhëmbit dhe kafshimit nga ana e insekteve. 

Image

 

Limoni

Limoni njihet për efekte e tij antioksidues dhe fuqinë e tij për forcimin e sistemit imun. Është i pasur edhe me vitaminën C dhe folate. Limoni ka veti të shumta shëruese dhe shpeshherë përdoret në trajtimin e dhimbjeve të kokës, infeksioneve të fytit, tretjes jo të mirë, kapsllëkut, problemeve dentare, kafshimit të insekteve, artritit, reumatoidit dhe gjakderdhjes së brendshme.

Image

 

Mjalti

Mjalti është i pasur me përbërës që luftojnë viruset, kërpudhat dhe parazitët. Po ashtu, është i mbushur me shumë vitamina esenciale dhe minerale, si: magnez, kalium, kalcium, sodium, kalcium, bakër, hekur, mangan, sulfur, zink dhe fosfate. Mjalti mund të përdoret në trajtimin e kollës, irritimeve të fytit, ekzemës, të vjellave të mëngjesit dhe dhimbjeve të stomakut. Po ashtu, shëron infeksionet e lëkurës, plagët dhe të djegurat.

Image

 

(Kosova Sot)