Shtogu shëron edhe sëmundjet më të rrezikshme

  • 28 April 2016 - 15:53
Shtogu shëron edhe sëmundjet më të rrezikshme

Të parët tanë, me dekada e kanë përdorur shtogun në dobi të shëndetit, e me këtë rast edhe janë kënaqur me lëngun e tij të shijshëm. Thuhet se është bima më shëruese në botë, sepse përmban sasi të madhe me flavonoide, karotenoide, vitaminë C. Deri më tani dihet se shëron gripin, zhbllokon hundët, bronkitisin, astmën dhe alergjitë. Ndihmon edhe te diabeti dhe kapsllëku, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çaj kundër kollës

Çaji nga lulet e thata të bimës shërojnë kollën e thatë. Këtë çaj mund t’jua jepni edhe fëmijëve, por nevojitet që paraprakisht të këshilloni mjekun. Krejt çfarë duhet është që lulet t’i thani në një vend të errët dhe pa lagështi dhe kështu t’i hidhni të shtypura në kavanoz dhe t’i ruani për çaj.

Losion për lëkurë të ndjeshme

Losioni nga kjo bimë bën çudinë për lëkurën e ndjeshme. Përgatitet nga dy gota ujë të vluar, duke hedhur 25 gr lule të thata dhe e mbuloni. Kur të jetë ftohur, e procedoni në një kavanoz të pastër dhe e ruani në frigorifer. Me losion pastroni fytyrën, duke përdorur pambuk të pastër. Qetëson dhe forcon lëkurën e ndjeshme.

Image

 

Lëng nga shtogu

Do të ishte mirë që gjatë verës ta konsumoni lëngun e kësaj bime, sepse përgatitet thjesht. Në 1 litër ujë të ftohtë hidhni 20 lule të freskëta të bimës. Le të qëndrojë në vend të freskët, (jo në frigorifer) 24 orë. Shtoni 800 gr sheqer dhe lëngun e 1 limoni dhe e lëreni të qëndrojë edhe për 24 orë. E përzieni kohë pas kohe. E kulloni dhe e hidhni në shishe.  Ky lëng konsumohet i tretur me ujë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shtogu i zi, ilaç kundër kancerit

Fryti duhet të jetë i pjekur për t’i pasur vetitë shëruese. Kur t’i merrni kokrrat, i pastroni dhe vendosni në kavanoz, duke radhitur një rresht kokrra, një rresht sheqer, derisa ta mbushni kështu kavanozin. Kavanozin ta ruani aty ku ka diell. Pas dy javësh, kavanozin e mbyllni dhe e futni në frigorifer. Merrni një lugë çdo mëngjes në lukth të thatë, 10 minuta para shujtës.

(Kosova Sot)