Gjashtë fshehtësi që mund t’jua ndryshojnë jetën

  • 01 May 2016 - 09:16
Gjashtë fshehtësi që mund t’jua ndryshojnë jetën

Studimet e ndryshme, por edhe përvoja personale, tregojnë se disa lëvizje, apo fshehtësi, mund të shmangin shumë probleme që i hasim në jetën e përditshme.  Juve ju mbetet t’i kujtoni dhe t’i përdorni sa herë që keni nevojë   

Ja si mund ta reduktoni lemzën   

Mund të mos jetë aspak e këndshme kur t’ju kapur lemza në ndonjë vend publik. Për ta ndaluar menjëherë duhet ta shtoni sasinë e dyoksidit të karbonit në gjakrrjedhje.  Duke pirë ujë në pozitën e strukur përmbys, mund ta arrini këtë. Për ta arritur këtë, mbusheni një gotë me ujë të ftohtë, strukuni me kokën poshtë, e pini ujin nga ana e kundërt e gotës që e bëni zakonisht, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Pini ujë të ftohtë kundër gogësimës

Kur të jeni të ulur në klasë duke dëgjuar ligjëratat apo jeni duke marrë pjesë në një mbledhje, gogësima është një çështje e pakëndshme me të cilën shumica prej nesh duhet të merret. Gogësima tregon shenjë se nuk jeni të interesuar apo jeni mërzitur. Për të ndaluar këtë dukuri, duhet ta pini një gotë ujë të ftohtë, dhe ta përpini ngadalë.  Po ashtu mund të  merrni frymë thellë disa herë përmes hundëve dhe ta lini ajrin të dalë përmes gojës.

Image

Mbani sytë hapur për të parandaluar lotët

Të qash është një reaksion emocional, diçka që shumica prej nesh e kemi përjetuar. Por ka kohë kur do të dëshironim që t’i mbanim lotët, sidomos nëpër vendet publike. Kurdo që mendoni se po qani dhe dëshironi t’i mbani lotët, mbani sytë hapur pa rrahur qerpikun. Kjo parandalon formimin e lotëve. Nëse tashmë keni filluar të qani, hapni-mbyllni sytë shpejt që të ndaloni rrjedhën e lotëve.

Image

Flini në anën e majtë, për të parandaluar urthin

Urthi, i cili karakterizohet nga të djegurat apo dhimbjet në pjesën e poshtme në hapësirën e gjoksit, më së shpeshti shfaqet kur konsumojmë një shujtë të rëndë për darkë. Nëse jeni të prirë nga këto probleme, flini në krahun e majtë. Kjo stomakun tuaj e mban më poshtë se sa ezofagun tuaj. Shmangni të flini në anën e djathtë. Opsion tjetër është përtypja e çamçakëzit pas shujtës së rëndë, para se të shkoni në shtrat.

Image
Përdorni akupresurën kundër fryrjeve në stomak

 

Nëse jeni të prirë të ndjeni mundime derisa fluturoni, apo ballafaqoheni me fryrjen e stomakut për ndonjë arsye tjetër, provoni akupresurën që të ndiheni më mirë sa hapni e mbyllni sytë.  Pika “Pericardium” (P6) mundet t’ju ndihmojë të hiqni qafe fryrjet dhe t’ju shpëtoni të vjellave. Kjo pikë është e vendosur midis dy pjesëzave, para se të prekni shuplakën e dorës.  Një studim nga 2002, i publikuar në raportin e revistës “Birth”, bën me dije se akupunktura mundet të trajtojë fryrjet dhe të vjellat në shtatzëninë e hershme.

Image

 

Gërryeni veshin për të parandaluar gudulisjen e fytit

Kur ta keni atë ndjenjën e gudulisjes së fytit, ndjenjë aspak e këndshme, do të dëshironit t’i futnit gishtërinjtë brenda fytit dhe ta kruanit fytin. Por, kjo është e pamundur. Në vend të kësaj, vetëm duhet ta kruani apo gërryeni pjesën e prapme të veshit. Mos e teproni me të kruarat, sepse kjo mund të lërë shenja, marrë parasysh lëkurën e hollë prapa veshit.

Image

(Kosova Sot)