Helmet që grumbullohen shkaku i tretjes së keqe: Pastroni trupin, hiqni kilogramët

  • 06 May 2016 - 11:54
Helmet që grumbullohen shkaku i tretjes së keqe: Pastroni trupin, hiqni kilogramët

Me kalimin e kohës në organizmin tonë grumbullohen helme. Shkaku i ajrit që e thithim. Shkaku i ujit që e konsumojmë. Shkaku i pesticideve që përmban ushqimi jonë. Helmet mund të grumbullohen edhe si pasojë e tretjes jo të mirë – kur hamë tepër apo nuk i kombinojmë ushqimet ashtu si duhet. Me kalimin e viteve, helmet dhe metalet e rënda në trupin tonë grumbullohen duke shkaktuar probleme të shumta si: sëmundje të lëkurës, alergji dhe astmë, depresion, migrenë, fryrje, tretje jo të mirë, lodhje kronike, kancer. Mu për këto arsye, nevojitet që ta pastroni organizmin. Argjila e gjelbër është një nga ilaçet natyrale që me efikasitet dhe shpejt e pastron organizmin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Argjila e gjelbër nëpër histori

Krahas diellit, ajrit dhe ujit, elementet vitale që i përmban, argjila është një nga preparatet më të vjetra dhe më të fuqishme në përtëritjen fizike. Shumë gjenerata para nesh kanë besuar në fuqinë e argjilës. Në Egjiptin antik, fuqia e saj është përdorur për shërimin dhe mumifikimin e faraonëve. Ende nuk është e qartë se si ndikon argjila e gjelbër. Disa mendojnë se thithë papastërtitë dhe patogjenet nga organizmi. Pos se largon substancat e dëmshme nga organizmi, argjila po ashtu na furnizon me elementet e nevojshme. Në fakt, argjila përmban më shumë se 60 minerale dhe elemente në shenjat që ushqejnë dhe shërojnë organizmin tonë. Disa shkencëtarë konsiderojnë se me përdorimin e argjilës mund të neutralizohet ndikimi i rrezatimit. Në natyrë hasim argjilën e gjelbër, të verdhë, të bardhë dhe të kuqe. Por, vetëm e gjelbra përdoret për shërimin dhe pastrimin e organizmit. Argjila e gjelbër përmban selen, magnez, hekur, kalcium, fosfor, kalium, zink, mangan, bakër, silic, natrium dhe minerale e elemente të tjera.

Image

 

Si ta përdorni argjilën e gjelbër për pastrimin e organizmit

Argjila e gjelbër, e cila nuk guxon të konsumohet në mënyrë orale, duhet të certifikohet për përdorim oral. Një argjilë si kjo në shitje quhet argjila e ventiluar. Për çdo mbrëmje përzieni lugën plot të argjilës së gjelbër të ventiluar në 2 dcl ujë. Mos përdorni gotë apo lugë metalik. Argjilën e përdorni porsa të zgjoheni apo në mbrëmje para gjumit. Sipas dëshirës mund ta merrni një orë para ushqimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Argjilën e merrni në këtë mënyrë:

Java e parë: në mëngjes pa përzier pini vetëm ujin, e llumin e hidhni.

Java e dytë: në mëngjes e përzieni, e lini 5 minuta që llumi të ngurtësohet, e ujin e pini.

Java e tretë: në mëngjes e përzieni dhe përnjëherë e pini së bashku me argjilën.

Më pas bëni pauzë. Këtë kurë të pastrimit të organizmit mund ta bëni 2 deri 4 herë në vit.

(Kosova Sot)