Valon Behrami krenar që vesh fanellën e Zvicrës, fanellën e një vendi që ia ka ndryshuar jetën

  • 23 May 2016 - 19:09
Valon Behrami krenar që vesh fanellën e Zvicrës, fanellën e një vendi që ia ka ndryshuar jetën

Valon Behrami në një intervistë ka thënë se është shumë krenar që veshë fanellën e Zvicrës, vend të cilit i është shumë mirënjohës për atë që i ka dhënë atij dhe familjes së tij.

“Blick” ka bërë një intervistë me mesfushorin 31 vjeçar, ku në fillim kujton të kaluarën e tij, largimin nga Kosova së bashku me familjen shkaku i luftës që kishte nisur, e poashtu edhe dëbimin e tij nga Zvicra, por ishte futbolli që ia mundësoi mbetjen në shtetin helvetikë.

Image

“Jam krenar që e vesh fanellën me ngjyrat e Zvicrës. Mund të luftoj për një vend që mua dhe familjes sime i ka dhënë shumë”, ka deklaruar Behrami.

“Zvicra është një vend që më ka ndryshuar jetën”, ka shtuar mesfushori me prejardhje nga Mitrovica.

Behrami do të jetë pjesë e Zvicrës në “Euro 2016”, teksa është caktuar zëvendës-kapiten nga përzgjedhësi Petkoviq.

(Kosova Sot)