Konfirmohet: Ja kur e zyrtarizon United Mourinhon (Foto)

  • 23 May 2016 - 22:56
Konfirmohet: Ja kur e zyrtarizon United Mourinhon (Foto)

Menjëherë pas konfirmimit se klubi ka shkarkuar Van Gaal-in, kanë filluar diskutimet se kur do të zyrtarizohet Mourinho në rolin e trajnerit.

Por, kur do të arrijë Jose Mourinho në Manchester?

Sipas faqes zyrtare të klubit, ku është bërë i ditur shkarkimi i Van Gaalit, emërimi i trajnerit të ri do të bëhet së shpejti, por nuk është dhënë një datë e caktuar. Përderisa mendohej se ‘Special One’ do të nënshkruante zyrtarisht me klubin të martën, mund të ndodhë që ish-trajneri i Chelseat do të emërohet tek të mërkurën. Sipas gazetarit Craig Norwood, i cili është i afërt me e ekipin e parë të ‘Djajve të Kuq’, portugezi do të marrë drejtimin e skuadrës gjatë dy ditëve të ardhshme.

Norwood në llogarinë e tij në Twitter shkruan se Mourinho dhe agjenti i tij Jorge Mendes do të udhëtojnë për në Manchester dhe do të takohen me drejtorin ekzekutiv të klubit, Ed Woowdard, brenda 48 orëve për të finalizuar marrëveshjen.

Nëse jo të martën, atëherë Mourinho 100% do të jetë trajner i Unitedit të mërkurën.

mourinho-twitter

(Kosova Sot)