“Giggs duhet të largohet nga Unitedi”

  • 24 May 2016 - 16:52
“Giggs duhet të largohet nga Unitedi”

Legjenda e Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, ka folur për ‘BBC 5 Live’ pas shkarkimit të Louis van Gaal.

Me këtë rast Schmeichelm ka thënë se Ryan Giggs duhet të largohet nga Djajtë e Kuq pasi ajo është mundësia e vetme që të rritet si trajner.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Mourinho të ketë një asistent që e njeh klubin dhe që ka pasur eksperiencë dhe njeh kulturën”.

“Ai mund të jetë Giggs, por njerëzit dëshirojnë të shikojnë atë si trajner një ditë. Që ai të bëhet trajner, mendoj se duhet të largohet nga Unitedi”.

“Do të ishte e mirë për atë që të kishte një skuadër nën udhëheqje, ku vendimet do i merrte vetë dhe pastaj nëse do të kishte sukses si trajner, atëherë do të mund të rikthehej te Unitedi”, ka thënë Schmeichel. 

(Kosova Sot)