Gundogan – City, lajm “senzacional” nga Gjermania (Foto)

  • 24 May 2016 - 17:34
Gundogan – City, lajm “senzacional” nga Gjermania (Foto)

Ilkay Gundogan është shumë pranë nënshkrimit me Manchester Cityn.

Mediat në Gjermani raportojnë se mesfushori gjerman është shumë afër transferimit në City, duke u bërë kështu blerja e parë e Pep Guardiolas.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se 25-vjeçari është pranë arritjes së marrëveshjes me Cityn, e cila pritet të ketë vlerën e 26 milionë eurove.

Ylli i Borussia Dortmund ka kohë që është lidhur me një kalim në City dhe pritet të jetë blerja e parë e Pep Guardiolas.

Gundogan ka startuar në vetëm 45 ndeshje në Bundesligë në tre sezonet e fundit shkaku i një lëndimi, i cili pritet ta mbajë atë jashtë fushave deri në mesin e muajit shtator.

(Kosova Sot)

gundogan-1