Isla: Nuk e meritoj të luaj te Juve

  • 24 May 2016 - 23:52
Isla: Nuk e meritoj të luaj te Juve

Mauricio Isla ka thënë se nuk e meriton të luajë në Juventus, pasi është një nga 10 skuadrat më të mira në botë.

Mbrojtësi 27-vjeçar e kaloi këtë sezon si huazim te Olympique Marseille.

“Gjithmonë kam thënë se kur Juventusi më bleu mua kam qenë i lënduar në gju”

“Jam i lumtur që kam luajtur me lojtarë si Gigi Buffon, Andrea Pirlo, Arturo Vidal dhe Carlos Tevez”.

“Nëse nuk je në standardin e klubit, atëherë duhet të largohesh. Të them të drejtën nuk isha në gjendje të luaja në Juventus, jemi duke biseduar për një nga 10 ekipet më të mëdha në botë”.

“Jam i lumtur te Marseille, është në nivelin tim. Nëse nuk jam lojtar i Juventusit tani, është se nuk e meritojë të jem pjesë e këtij ekipi”, ka thënë Isla. 

(Kosova Sot)