Jeni gëzuar për Granitin? Ai flet për Euro 2016, ambiciet e tij lëndojnë Shqipërinë

  • 25 May 2016 - 21:53
Jeni gëzuar për Granitin? Ai flet për Euro 2016, ambiciet e tij lëndojnë Shqipërinë

Mesfushori shqiptar i cili luan për Zvicrën, Granit Xhaka në vigjilje të kalimit të tij te Arsenali foli edhe për Euro 2016. Në intervistën e tij për Blick, ai nuk la pa folur as për gjasat e ekipit të tij për Euro 2016.

Zvicra nuk është aspak në formë të mirë në ndeshjet miqësore. Por, Granit Xhaka thotë se është tejet ambicioz dhe ka konfirmuar se do të marrë të gjitha gjërat e tij private me vete, sepse ai beson edhe në arritje në finale.

“Unë do të marrë të gjitha gjërat me vete. Komplet. Unë jam një person ambicioz. Me këtë ekip gjithçka është e mundur”, u shpreh ai.Kur u pyet nëse mendon se Zvicra mund të arrijë në finale, ai u shpreh optimist.

“Gjithçka është e mundur”, deklaroi Graniti.

Sigurisht këto ambicie të Granitit lëndojnë aspiratat e Shqipërisë për të shkuar tutje, pasi që për të arritur sukses me Zvicrën, Graniti së pari duhet të mposhtë Shqipërinë më 11 qershor në ndeshjen e parë të evropianit.

Granitit definitivisht i intereson më shumë suksesi me Zvicrën se sa suksesi i Shqipërisë. 

(Kosova Sot)