Unitedi interesohet për Manolas

  • 25 May 2016 - 22:01
Unitedi interesohet për Manolas

Pas Chelseat, tani Manchester United raportohet se është takuar me mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, për të diskutuar mundësinë e transferimit të tij. Gregu ka shkëlqyer sivjet për klubin kryeqytetas që nga ardhja e Luciano Spallettit në janar.

Sipas SkySport Italia, tani Djajtë e Kuq janë takuar me agjentin e lojtarit dhe kanë nisur negociatat. Jose Mourinho pritet të marrë postin e kryetrajnerit në Old Trafford dhe thuhet se ai është fans i madh i lojtarit.

Roma për shërbimet e Manolasit kërkon rreth 40 milionë euro. Për të thuhet se është interesuar edhe Arsenali.

(Kosova Sot)