FIFA: Gashi në MLS për të pushtuar zemrat amerikane

  • 27 May 2016 - 16:33
FIFA: Gashi në MLS për të pushtuar zemrat amerikane

Shkëlzen Gashi për të pushtuar zemrat amerikane, është ky titulli që i kushton faqja zyrtare e Fifas sulmuesit të kombëtares shqiptare. 27-vjecari i cili në merkaton e dimrit la Baselin për tu tranferuar te Colorado Rapids në Major League Soccer, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shumë pak kohë është shndërruar në një personazh shumë të dashur nga tifozët përtej Atlantikut. Historia e Gashit i cili aktualisht është i impenjuar me kombëtaren kuqezi në përgatitjet për Euro 2016-të, ka tërhequr vemendjen e qeverisë së futbollit Botëror, me Fifan që në faqen e saj zyrtare i ka kushtuar një artikull të gjatë sulmuesit shqipëtar.

Në shkrimin e saj, Fifa citon edhe fjalët e Gashit pas intervistës që ka kryer me të. ” Jam një fans i madh i Shteteve të Bashkura dhe shpesh shkoja me pushime aty, kështu që sapo mu dha mundësia të jem pjesë e kampionatit amerikan nuk u mendova dy herë shprehet, sulmuesi i kombëtares. Më pas Shkëlzen Gashi ndalet te kampionati europian, një kompeticion të cilin mezi po pret ta luajë. Ndeshja ndaj Zvicrës është speciale për shumë prej nesh deklaron 27-vjecari për Fifan duke nënvizuar faktin se disa lojtarë të kombëtares kuqezi janë rritur si futbollistë në atë vend duan ti shkaktojnë një surprizë të hidhur përfaqësueses helvete. I kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë në këtë eveniment citon më tej Gashi. Ai shton gjithashtu se kombëtarja shqiptare përbëhet në një masë të madhe nga një brez i ri i futbollistësh të cilët janë shumë të uritur për të arritur suksese akoma edhe më të mëdha.

(Kosova Sot)