Perez hap “thesin”, ja sa përfitojnë lojtarët nëse fitojnë Champions-in

  • 27 May 2016 - 16:53
Perez hap “thesin”, ja sa përfitojnë lojtarët nëse fitojnë Champions-in

Lojtarët e Realit të Madridit do të shpërblehen me 700 mijë euro secili nëse nesër arrijnë të fitojnë trofeun e Ligës së Kampioneve në finale ndaj Atletiko Madridit.

Presidenti Perez ka arritur një marrëveshje me futbollistët për këtë çështje pas bisedimeve që zhvilloi me ta. Kapiteni Serxho Ramos së bashku me Ronaldon e Pepen u takuan me shefin e klubit për të dakordësuar masën e shpërblimit në rast të fitimit të trofeut prestigjoz.

Pjesën më të madhe të shpërblimit do ta përfitojnë lojtarët e skuadrës së parë dhe trajneri, ndërsa lojtarët e filialit që janë aktivizuar gjatë këtij sezoni do të shpërblehen në mënyrë proporcionale. Kështu, lojtarët do të përfitojnë 700 mijë euro, ndërsa Zidan do të marrë dyfishin e kësaj shifre, 1 milionë e 400 mijë euro.

(Kosova Sot)