Roshi: Në Francë marrim 4 pikë dhe kalojmë grupin

  • 27 May 2016 - 17:36
Roshi: Në Francë marrim 4 pikë dhe kalojmë grupin

Odise Roshi është një ndër lojtarët me peshë në kualifikimin e Shqipërisë për në “Euro 2016”.

Në një konferencë për media mesfushori shprehet se kuqezinjtë i presin tre ndeshje të vështira, ku më vendimtarja është ajo me Zvicrën.

"Do të kisha dëshirë të krosoj në të treja ndeshjet ato topa, por kemi 3 ndeshje të vështira. Ajo me Zvicrën do të jetë më e rëndësishmja pasi po morëm 3 pikët në atë sfidë kemi shanse të mira për të kaluar më tej”, tha Roshi.

Duhen ende dhe dy javë nga starti i kampionatit, por lojtarët në mendjen e tyre kanë filluar tashmë të bëjnë llogaritë e pikëve. Në ndryshim nga Gashi, Roshi është i kënaqur dhe me minimumin që të jep kalimin në raundin tjetër. “Unë do të isha i kënaqur me 6 pikë por edhe me 4 pikë besoj se e kalojmë grupin”, shprehet ai.

(Kosova Sot)