“Colours of Albania”, Kombëtarja “e bukura” e Shqipërisë

  • 27 May 2016 - 20:46
“Colours of Albania”, Kombëtarja “e bukura” e Shqipërisë

“E bukura” e Shqipërisë. Me Kampionatin Europian që është vetëm dy javë larg, Kombëtarja e futbollit mbetet imazhi më i mirë i Shqipërisë. Jo më kot, kuqezinjtë iu bashkuan fushatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, #Colours of Albania.

Fushata synon që nëpërmjet fotografive, shqiptarët, por edhe të huajt të tregojnë bukuritë e vendit tonë. Në ditën e promovimit të iniciativës, të organizuar në grupe, lojtarët kuqezi kanë dhënë mesazhin e tyre sensibilizues.

Iniciativa ka për qëllim prezantimin e Shqipërisë, duke përcjellë nëpër botë ngjyrat, pejsazhet mahnitëse, bregdetin dhe natyrën e paprekur.

(Kosova Sot)