Zidan tregon nëse do të luajë Ronaldo në finalen e Champions-it

  • 27 May 2016 - 21:59
Zidan tregon nëse do të luajë Ronaldo në finalen e Champions-it

Trajneri i Realit të Madridit Kristiano Ronaldo ka dhënë një lajm mjaft të mirë për tifozët “Los Blancos”.

Ai bën me dije se ylli i ekipit Kristiano Ronaldo është në formë të mirë dhe do të jetë i gatshëm të luajë nga minuta e parë në finale e Champions-it përballë Atletiko Madridit.

“Kristiano Ronaldo është përgatitur mirë dhe është 100 për qind i gatshëm për të luajtur në finale”, tha Zizu gjatë konferencës për media.

“CR7” kishte pësuar një lëndim ditë më parë gjatë seancës stërvitore të madrilenëve.

(Kosova Sot)