Real e Atletico Madrid në ndjekje të trofeut të Ch. League

  • 27 May 2016 - 22:54
Real e Atletico Madrid në ndjekje të trofeut të Ch. League

Reali dhe Atletiko e Madridit përballë njëra-tjetrës për trofeun më të ëndërruar. Nga një derbi spanjoll madje më saktë madrilen në një përplasje stilesh për një sfidë revanshi dhe hakmarrjeje finalja e Champions League që luhet këtë të shtunë ofron pak nga të gjitha. Edhe pse luajnë skuadrat e një qyteti duket sikur përballen dy botë të ndryshme me dy skuadrat që ju ngjajnë aq shumë trajnerëve respektivë, do të fitojë klasi i Zinedine Zidane apo grinta e Diego Simeones. Reali i madh kërkon kurorën e 11 të Europiane ndërsa Atletiko të parën në histori, Reali ka shënuar 110 gola në kampionat këtë sezon, ndërsa Atletiko vetëm 63 por Los Blancos kanë pësuar 34, ndërsa kundërshtarët e tyre vetëm 18.

Një skuadër e mbushur me yje por që shpesheherë ju mungon kolektiviteti përballë një klase punëtorësh që janë gati të sakrifkohen për të mirën e grupit. Është kjo panorama e dy formacioneve që do të përballen në San Siro. Cristiano Ronaldo ka shijuar një sezon të madh personalisht duke shënuar më shumë se 50 gola për të 6-in vit radhazi. Lideri i Realit ka shkëlqyer vecanërisht në Champions ku ka shënuar 16 herë në 11 ndeshje dhe me një tjetër finalizm në këtë përballjë mund të thyejë rekordin absolut që e vendosi vetë dy vjet më parë. Portugezi gjithsesi nuk ka qenë në 100 përqind të formës por për fatin e mirë të realit Karim Benzema dhe Gareth Bale janë në rregull.

Përballë tyre është një Atletiko agresive e vendosur që të tregojë se këtë herë është radha e saj për të shijuar lavdinë. Në finalen e dy viteve më parë parë Los Colchoneros kryesonin deri në minutën e 92, kur goli i Sergio Ramos coi ndeshjen në shtesë dhe gjithcka përfundoi 4-1, një rezultat shumë i padrejtë për atë që u pa në atë ndeshje. Championsi është i vetmi trofe që Atletiko nuk ka fituar nën drejtimin e Simenoes që tani vjen me një skuadër të plotë dhe ndoshta dhe bindjen që fati i ka një borxh që nga ajo finale e dy viteve më parë.

(Kosova Sot)