De Biasi me “dhimbje koke”, 8 mungesa sot në miqësoren ndaj Katar

  • 29 May 2016 - 11:54
De Biasi me “dhimbje koke”, 8 mungesa sot në miqësoren ndaj Katar

Sot pasdite Shqipëria zbret në fushë në Hartberg të Austrisë, ku do të luajë miqësoren e parafundit para Euro 2016, kundër Katarit.

Formacioni i kuqezinjve pritet të ketë shumë mungesa për arsye të ndryshme. Kështu, Ergys Kaçe, Ledian Memushaj, Butim Kukeli e Frederik Veseli janë ende me klubet përkatës. 

Gjithashtu, Ansi Agolli sapo është bashkuar me skuadrën dhe vjen nga një muaj shumë i lodhshëm me Karabakun, ku pak ditë më parë fitoi edhe kupën, pas 120 minutash. 

Edhe Amir Abrashi e Taulant Xhaka do të mungojnë në mesfushë, për dëmtime, ndërsa Lorik Cana pritet ta bëjë pushim. 

(Kosova Sot)