Lajm i mirë për fansat e Realit

  • 29 May 2016 - 12:17
Lajm i mirë për fansat e Realit

Zinedine Zidane është shpërblyer pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka deklaruar sot se Zidane është pjesë e historisë së “Los Blancos” dhe nuk sheh asnjë problem që ai të vazhdojë të jetë në krye të klubit deri në vitin 2018.

“Zidane është pjesë e historisë së Realit. Ka fituar Champions-in si lojtar, si zv/trajner dhe tani si trajner. Mes tij dhe klubit ka një histori të madhe dashurie, një histori të lumtur. Qëndron përkrah meje që prej vitit 2001. Nënshkruam një kontratë deri në vitin 2018 dhe në këtë aspekt nuk shikoj asnjë problem”, është shprehur Perez.

(Kosova Sot)