Manaj drejt një ekipi të madh të Serisë A

  • 29 May 2016 - 13:47
Manaj drejt një ekipi të madh të Serisë A

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj bëri një paraqitje të shkëlqyer me të rinjtë e Interit, duke shënuar dy gola dhe ndihmuar zikaltërit të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës.

Menjëherë pas ndeshjes se djeshme mediat italiane i kanë thurur elozhe të riut shqiptar.

"Il Messaggero”shkruan sot presidenti zi kaltër Erik Tohir do të takohet me homologun lacial Klaudio Lotitto, për të biseduar për transferimin e mesfushorit Candreva tek Interi.

Lotitto kërkon 30 milionë euro për një ndër lojtarët e vet më të mirë, shifër tepër e madhe për Interin. Megjithatë presidenti indonezian i Interit mund të ofrojë 24 milionë euro dhe kartonin e Ryi Manajt, çka mund të bëjë që palët të arrijnë një marrëveshje të mundshme.

(Kosova Sot)