Publikohet lista e lojtarëve për miqësoren Kosovë - Ishujt Faroe

  • 29 May 2016 - 13:49
Publikohet lista e lojtarëve për miqësoren Kosovë - Ishujt Faroe

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, në një konferencë për media ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren me Ishujt Faroe.

Miqësorja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe luhet më 3 qershor në Frankfurt. Kjo është miqësorja e parë e Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA. 

Kjo është lista:

Portier: Sami Ujkani, Flamur Neziri

Mbrojtës: Loret Sadiku, Avni Pepa, Bajram Jashanica, Lum Rexhepi, Fanol Perdedaj, Lead Paqarada.

Mesfushorë-sulmues: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Mergim Brahimi, Besar Halimi, Valmir Sylejmani, Bernard Berisha, Elbasan Rashani, Bersont Celina, Flamur Kastrati dhe Arbert Bunjaku.

(Kosova Sot)