FSHF, presidenti Duka viziton Kombëtaren në Austri

  • 29 May 2016 - 15:28
FSHF, presidenti Duka viziton Kombëtaren në Austri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka bashkohet me grupin kuqezi në kompleksin stërvitor në Bad Ëaltersdorf të Austrisë. Numri 1 i federatës fluturoi drejt kompleksit ku prej disa ditësh kuqezinjtë kanë nisur fazën përgatitore në kuadër të Euro 2016, duke u interesuar për punën e bërë nga De Biasi dhe djemtë e tij. Fillimisht, kreu i federatës u takua me trajnerin dhe më pas përshëndeti pjesën më të madhe të lojtarëve të pranishëm në hotel.

Dukshëm në humor, kreu i federatës bisedoi gjatë me lojtarët dhe stafin, duke marrë informacione për gjendjen e tyre. Prania e Dukës në Austri është një bonus moral për ekipin kuqezi që kërkon të lerë shenjë në Euro 2016, ndërsa ai do të qëndrojë pranë kombëtares si në ndeshjet miqësore ashtu edhe gjatë zhvillimit të Europianit.

(Kosova Sot)