“Euro 2016”-ta pritet të zhvillohet mes protestave guerrilase

  • 30 May 2016 - 18:50
“Euro 2016”-ta pritet të zhvillohet mes protestave guerrilase

Parisi është përfshirë nga protestat masive të punëtorëve vetëm 12 ditë nga fillimi i “Euro2016”-s.

Këtë javë është parashikuar të mbahet një tjetër grevë e përgjithshme e mjeteve të transportit. Protestuesit të udhëhequr nga sindikatat e punëtorëve, kundërshtojnë reformën mbi të drejtën e punësimit që po ndërmerr kryeministri Holond.

Manifestimet, djegiet e automjeteve, bllokimet e zonave naftëmbajtëse janë bërë të zakonshme në rrugët e Parisit dhe mund të dëmtojnë jo pak imazhin e vendit në prag të Evropianit.

“Skenat guerrilase në qendrën e Parisit, të shpërndara në mbarë botën përforcojnë ndjesinë e frikës dhe refuzim në radhët e turistëve në një kontekst tashmë shoqëruar nga ankthi e paniku”, ka deklaruar kreu i Komitetit të Turizmit, Frédéric Valletoux.

(Kosova Sot)