Simeone mendon largimin

  • 30 May 2016 - 20:14
Simeone mendon largimin

 

 

 

Tani më duhen disa ditë që të mendoj, të refelektoj me veten”. Diego Pablo Simeone e di mirë se dy humbje në dy finale të Champions-it kundër Realit të Madridit janë shumë për t’u kapërdirë. Mbase jo për historinë e Atletikos, por për një si trajneri argjentinas që kërkon gjithmonë të fitojë, ndoshta kjo humbje e radhës nënvizon fundin e një cikli. Ai ka ditur të ngrejë në këmbë brenda 4 vitesh e gjysmë një skuadër që luftonte për mesin e tabelës në Spanjë, duke e dërguar fitmi i Ligës dhe i Superkupës së Europës, te suksesi i pamenduar në kampionat dhe akoma më shumë te dy finale të Champions-it në tre vite. Por “Çolo” Simeone nuk e sheh këtë si një sukses, por si një humbje, të rëndë madje, aq sa për të menduar se ndoshta ka ardhur koha që të hapë krahun, sepse për të synuar edhe njëherë tjetër një triumf europian është diçka shumë e vështirë, diçka që kërkon stimuj dhe shpenzime të shumta energjish, sidomos psikologjike, që për momentin argjentinasit i mungojnë. “A po e mendoj mundësinë për t’u larguar nga Atletiko? Dua vetëm të meditoj. E dashuroj Atletikon, ndihem i dashuruar, por në këtë moment po them atë që mendoj, – tha pas ndeshjes me Realin. –Të mos reflektoja qetësisht pasi kam humbur dy finale në tre vite, nuk do të ishte e drejtë. Për momentin, është kjo e vetmja ndjesi që kam dhe më duket mëse logjike, pas një disfate si kjo”, Përfundoi Simeone.

(Kosova Sot)