Berisha paralajmëron largimin nga Lazio

  • 25 June 2016 - 15:16
Berisha paralajmëron largimin nga Lazio

Etrit Berisha nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Lazio gjatë kësaj vere

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka deklaruar se do të largohet nga skuadra e Lazios nëse nuk do të jetë titullar. Ai për mediumet italiane ka thënë se më nuk e pranon rolin e rezervistit, pasi dëshiron të luajë vazhdimisht.

"Në edicionin e fundit nuk pata hapësirë të mjaftueshme te Lazio dhe asnjë lojtar nuk e dëshiron rolin e rezervistit. Unë do të flas me krerët e klubit dhe trajnerin e ri për ta kuptuar projektin që e ka. Në Romë ndihem mirë, por nuk dua të qëndroj edhe një vit në bankën rezervë. Largimi është opsioni më i mirë në këtë rast", ka deklaruar Berisha.

(Kosova Sot)