Kuka: Pak më e mirë ishte Majlinda, por me rëndësi Kosova mori dy medalje (Video)

  • 25 June 2016 - 22:15
Kuka: Pak më e mirë ishte Majlinda, por me rëndësi Kosova mori dy medalje (Video)

Trajneri i Majlindës dhe Distrias, Driton Kuka, është shprehur tejet i lumtur me paraqitjen e xhudistëve kosovare në Grand Prix

Grand Prix i xhudos që u mbajt në Budapest, solli përballje kosovare ndërmjet Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit. Në fund, fitorja i takoi kampiones së botës në Xhudo, Majlinda Kelmendit, e cila mori të artën, kurse Krasniqi të argjendtën. Ato garuan në kategorinë 52 kg.

Për Kukën nuk ka rëndësi kush fitoi, por se Kosova mori dy medalje. Më poshtë keni postimin e plotë të Kukajt në Facebook. 

(Kosova Sot)

(Kosova Sot)