Trajneri i Belgjikës kishte shënuar ndaj portierit të Hungarisë 19 vite më parë (Foto)

  • 26 June 2016 - 21:27
Trajneri i Belgjikës kishte shënuar ndaj portierit të Hungarisë 19 vite më parë (Foto)

Hungaria dhe Belgjika ndeshen sonte në 1/8 e finales në EURO 2016.

Para ndeshjes Hungari – Belgjikë të vlefshme për kualifikim në çerekfinalen e kampionatit evropian, në rrjete sociale ka filluar të qarkullojë një video e një goli të shënuar 19 vite më parë në Bundesligë.

Në video është trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots, duke shënuar gol ndaj portierit i cili vazhdon të jetë numri 1 i Hungarisë, veterani 40-vjeçar Gabor Kiraly.

Wilmots atëbotë luante për Schalken, kurse Kiraly ishte portier i Hertha Berlinit. Kurse, sonte njëri është trajner e tjetri portier.

(Kosova Sot)

wilmots-kiraly