Ja nga sa sëmundje vuan Aziz Salihu

  • 27 June 2016 - 17:49
Ja nga sa sëmundje vuan Aziz Salihu

Aziz Salihu po qëndron në spital qe disa ditë, pasi ka probleme shëndetësore

Legjenda e boksit, Aziz Salihu po vuan nga disa sëmundje dhe ende po vazhdon të jetë i shtrirë në spital, shkruan e përditshmja serbe Bilc.

Kjo është konfirmuar nga vajza e tij, Lidija Mirosaljeviq, e cila jeton në Jagodinë të Serbisë dhe e cila e viziton kohë pas kohe babain.

“Babai im është i shtruar në spitalin e Prishtinës dhe ka probleme me sheqer, pankreas, brunhit dhe i ka dalë ujë në mushkëri. Ai po qëndron në spital qe më shumë se 10 ditë. Në fillim kishte gjendje vërtetë të keqe. Për fat të mirë, tash është stabilizuar”, ka thënë e bija e Azizit .

(Kosova Sot)