Rossi: U tregova pa tru!

  • 28 June 2016 - 09:10
Rossi: U tregova pa tru!

Më i shpejt se vitin e kaluar, por me shumë gabime në shteg. Valentino Rossi regjistroi një tjetër zero të rëndë në garën për titullin e kampionit të botës në Moto GP dhe për këtë ngasësi italian nuk hezitoi të kritikojë veten. "Hyra shumë shpejt në kthesë dhe rashë. Nuk është faji i gomave, u tregova pa tru, sepse po ecja shumë shpejt. Me siguri, që nëse do ta mbyllja atë xhiro dhe do të shihja distancën nga Marc Marquez, do ta kisha ulur ritmin. Në shtegun e lagur ishte e lehtë të gaboje.

Të gjithë ata që provuan të ecnin shpejt, ashtu si edhe Andrea Dovizioso, dolën nga gara". Pengu i "Doktorit" të Yamaha-s lidhet me faktin se është mjaft konkurrues, por fuqinë e motorit në shteg duhet ta menaxhojë më mirë në situata të ndryshme të garave: "Këtë vit jam i shpejt dhe konkurrues me rivalët. Gjatë gjithë fundjavës regjistrova kohë të shpejta, deri në momentin kur shtegu nuk ishte mbushur me ujë. E kisha të qartë se mund ta rrisja shpejtësinë dhe të shkëputesha, por e teprova. Tashmë, gara për kampionatin po bëhet më e vështirë. Duhet të rikuperoja pikë, por në fakt i humba. Diferenca me 42 pikë është e madhe, por duhet të arsyetoj garë pas gare". 

(Kosova Sot)