Mkhitaryan prane firmes me United. Ja sa do te perfitoje armeni

  • 28 June 2016 - 15:21
Mkhitaryan prane firmes me United. Ja sa do te perfitoje armeni

Henrikh Mkhitaryan pritet te nenshkruaje per United. Ekipi anglez eshte ne prag te nje perforcimi te rendesishem ne mesfushe. Te henen ne mengjes, Sky Sports konfirmoi se United the Borussia Dortmund kane arritur nje marreveshje prej rreth 35 milione euro per lojtarin.

Tani gjermania Kicker ka zbuluar edhe se zyrtarizimi i transferimit do te behet brenda kesaj jave dhe se mesfushori per te pershpejtuar operacionin eshte i gatshem te paguaje nje pjese te shumes vete.

Po te henen, gazeta gjermane Ruhr ka zbuluar edhe detajet e kontrates. Mkhitaryan do te perfitoje 12 milione euro ne sezon dhe kohezgjatja e kontrates do te jete kater vite.

Kjo do ta beje armenin ne nje prej lojtareve me te paguar te United. Tashme Dortmund eshte hedhur ne kerkim te zevendesuesit te tij, dhe i pari ne liste eshte Andre Schurrle i Wolfsburg, pasi Leverkusen ka refuzuar ofertat e Bellarabi dhe Toprak teksa “Aspiriant” i quaje te pashitshem lojtaret.

(Kosova Sot)