Futbollistët të cilët janë të suspenduar për çerekfinale në EURO 2016 (Foto)

  • 28 June 2016 - 22:03
Futbollistët të cilët janë të suspenduar për çerekfinale në EURO 2016 (Foto)

Katër futbollistë do të mungojnë në fazën çerekfinale në EURO 2016.

EURO 2016  do të rikthehet me ndeshjet çerekfinale të enjten më 30 qershor,  me takimin Poloni – Portugali, kurse faza çerekfinale do të përfundojë më 3 korrik me takimin Francë – Islandë.

Shkaku i suspendimit, Belgjikës do të t’i mungojë mbrojtësi Thomas Vermaelen në takimin kundër Uellsit më 1 korrik, kurse për Francën në takimin me Islandën do të mungojnë Kante dhe Rami.

Për Italinë do të mungojë mesfushori Thiago Motta, në takimin me Gjermaninë më 2 korrik.

(Kosova Sot)

euro-16-quarters