‘Masakrohet’Anglia e Hodgson-it

  • 29 June 2016 - 08:53
‘Masakrohet’Anglia e Hodgson-it

"Brexit" edhe në Evropian për Anglinë

Roy Hodgson ka dhënë dorëheqje si trajner i Kombëtares angleze. Menjëherë pas humbjes, ai doli para gazetarëve, dha fjalimin e tij të lamtumirës, refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve të tyre dhe u largua nga dhoma e konferencave.

Media britanike u tregua e pamëshirshme ndaj Kombëtares së Anglisë, që i tha lamtumirën Evropianit të Francës pas humbjes 1:2 me Islandën. E përditshmja "Guardian" ka shkruar: Angli-Islandë 1:2, skuadra e Roy Hodgson u poshtërua me eliminimin e turpshëm nga Euro 2016. Ndërkaq te "Daily Mail" publikohet artikulli: Anglia doli jashtë Euro 2016 nga Islanda e vogël në një nga eliminimet me shokuese në historinë e turneu

Anglia, 2 herë përjashtim nga Evropa brenda 1 javësh "Djemtë e Roy Hodgson-it u eliminuan nga Islanda e Vogël", ishte titulli i artikullit të "Daily Star". Ndërkohë që edhe më e ashpër ishte e përditshmja "The Sun". "Fatkeqësi Kombëtare, Angli-Islandë 1:2", theksohet te ky tabloid që shkon edhe më tej duke shtuar dozat e kritikës ndaj futbollistëve anglezë, të cilët i cilëson si lojtarë pa shtyllë kurrizore, jokompetentë e budallenj. "Mirror" e lidh eliminimin e Anglisë nga Euro 2016 me votimin e britanikëve pro daljes nga Bashkimi Evropian në referendumin e disa ditëve më parë: "Anglia, 2 herë përjashtim nga Evropa brenda 1 jave", theksohet te ky tabloid që më pas nisi edhe një sondazh për pasuesin e Hodgson-it, pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të "Tre Luanëve".

Hodgson i humbur totalisht Roy Hodgson ka dhënë dorëheqje si trajner i kombëtares angleze. Menjëherë pas humbjes, ai doli para gazetarëve dha fjalimin e tij të lamtumirës, refuzoi t'ju përgjigjej pyetjeve të atyre dhe u largua nga dhoma e konferencave. "Kontrata ime do të përfundonte pas Evropianit. Tani ka ardhur koha që dikush tjetër të vazhdojë punën me këtë skuadër", është shprehur ai. Federata angleze tani do të kërkojë një trajner të ri pasi puna për kualifikueset e Botërorit duhet të fillojë shpejt. Hodgson, bashkë me portierin Joe Hart, ishin ata që u fajësuan nga tifozët për humbjen turpëruese ndaj Islandës. Gjithashtu, 68- vjeçari ishte trajneri më i paguar në Evropian, por humbja e së hënës shënon pikën më të ulët në historinë e kombëtares angleze. Ndërkaq Hodgson ka folur për herë të parë pas dorëheqjes prej Kombëtares angleze të martën.

Ai ka marrë përgjegjësinë për eliminimin prej Evropianit. "Unë mendoj se dikush është dashur të shigjetohet për humbjen. Njerëzit janë ende të mençur. Nuk e di se çfarë jam duke bërë këtu. Mendova se deklarata ime e mbrëmshme ishte e mjaftueshme. Unë kam folur rreth pikave të rëndësishme", ka theksuar Hodgson. Mediet kanë raportuar se si pasardhës të Hodgson mund të jenë Gary Southgate, Brendan Rodgers dhe Gary Neville. 

(Kosova Sot)