Shokon mbrojtësi i Liverpoolit, ofendon rëndë Kloppin në rrjete sociale (Foto)
Mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel, ka ofenduar rëndë trajnerin e tij Jurgen Klopp, por më pas ka kërkuar falje.
Skrtel bëri disa komente ofenduese në llogarinë e tij në Instagram, dhe ky “skandal” i tij bëri bujë të madhe në rrjete sociale.
31-vjeçari, i cili pritet të largohet nga Liverpool këtë verë, e ka quajtur gjermanin “rrotë t****” në Instagram, para se të kërkonte falje publikisht.
Mbrojtësi sllovak i është përgjigjur thurjes e cila ofendonte Kloppin, duke thënë se “kjo thurje është fantastike”.
Por, Skrtel më pas kërkoi falje publikisht, duke thënë se ai nuk kontrollon llogaritë e tij në rrjete sociale, por një mik i tij.
(Kosova Sot)