Mrekullia e Evropianit

  • 30 June 2016 - 09:08
Mrekullia e Evropianit

Në çerekfinale ndeshen me Francën .

Ky vit duket të jetë viti i befasive në botën e futbollit. Të gjithë u habitën kur kanë parë skuadrën e Leicester-it të drejtuar nga Claudio Ranieri të shpallej kampione në Ligën Premiere. Por, befasitë nuk kanë të ndalur, teksa në Francë niste Kampionati Evropian, që do të dhuronte të tjera befasi, të tilla si kualifikimi në fazën finale i debutuesve si Shqipëria, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Islanda.

Madje, kjo e fundit ka thyer çdo parashikim, teksa me kurajën dhe dëshirën për të luajtur ka bërë që të dashurohen me atë dhe të bëjnë tifo, nga gjithë Evropa. Vetëm 120 futbollistë profesionistë Mrekullia Islandë ka pushtuar botën. Fitorja ndaj Anglisë në çerekfinalet e "Francë 2016" ka hapur një kapitull të ri në futbollin e këtij shteti që nuk ka më shumë se 120 lojtarë profesionistë. Pavarësisht këtij numri të vogël futbollistësh, mediet evropiane shkruajnë se Islanda po i vjel frytet e investimit 16-vjeçar për infrastrukturën në futbollin vendas. Janë ndërtuar 20 fusha futbolli të mbyllura, 150 fusha të vogla për fëmijët e moshave të ndryshme dhe 11 komplekse, ku përveç stadiumit ka të përfshirë edhe fushën ku skuadra bën stërvitjen. Sipas medieve një tjetër faktor i këtij suksesi është rëndësia që i është dhënë trajnimit. 70 % e trajnerëve në Islandë kanë licencën B, ndërsa 23 % licencën A të UEFA-s.

Kjo gjë bën që islandezët të trajnohem mirë që në moshë të vogël. Përfaqësuesja e këtij vendi drejtohet nga dy trajnerë suedezi Lars Lagerback dhe islandezi Heimir Hallgrimsson. Ky i fundit është një dentist dhe në kohën kur nuk ka impenjime me kombëtaren ushtron këtë profesion. Ndërkohë zëvendëstrajneri Benediktsson ka dhe një detyrë, është komentatori i ndeshjeve të këtij Evropiani për televizionin islandez. Portieri i përfaqësueses, Hannes Halldorsson, i cili është një nga pikat e forta të skuadrës, është regjisor. Madje, ai ka bërë videoklipin e këngës me të cilën Islanda u përfaqësua në "Eurovision 2012". Befasia e Evropianit Islanda është befasia e Kampionatit Evropian. Që të kalonte fazën e grupeve askush nuk mund ta besonte, kush mund ta mendonte kalimin e Islandës në çerekfinale, duke mundur Anglinë, për t'u përballur tashmë me Francën organizatore.

Të gjithë këtë mos e quani mrekulli sportive, pasi mbrapa saj qëndron një program federal i vlerësuar me notën 10, por mbi të gjitha qëndron një burrë, Heimir Hallgrimsson, 49- vjeçar, me profesion parësor dentist. Është truri dhe krahu i kësaj skuadre, zëvendësi i trajnerit Lars Lagerback dhe synon të dërgojë ekipin e tij sa më larg të mundet. Të jetosh në ishujt Vestman dhe të kërkosh të luash futboll është një mision i vështirë. Të gjithë mendojnë për peshkimin, që është aktiviteti kryesor, dhe për pulcinella, që është një zog deti. Në Heimaey, komunën e vetme të banuar, me një popullsi prej katër mijë banorë, vetëm këto gjëra mund të bësh. Heimir Hallgrímsson, kur ishte i ri, bënte një orë udhëtim me target, për të shkuar në tokë të ndalur, ku të mund të gjuante topin e futbollit. Më pas në rolin e trajnerit të ekipit të meshkujve dhe të femrave në vendin e tij. Por, pas topit qëndron edhe një pasion tjetër, ai i dentistit. Si trajner del isuksesshëm, duke u shfaqur në vitin 2012, për t'u ulur në bankinën e Islandës, bashkë me Lagerback.

Është pikërisht ai shpirti i nordikëve. Ndërkohë edhe klinika e tij mes gurëve të ishullit vullkanik, bëhet gjithmonë e më e frekuentuar. Një njeri me dy zanate magjishëm realizohet në të dy profesionet. Forca e tyre Nëse në Islandë, mes akullnajave, ndonjë djalosh ka goditur topin e futbollit nga çatia, është pikërisht meritë e tij dhe e 23 djemve, të cilët tashmë janë bërë heronj të Kampionatit Evropian 2016. "Ishulli ynë i vogël është si një laborator i Islandës. Nuk jemi të aftë në futboll apo në volejboll. Këtu, për të bërë sport duhet të jesh mjaftueshëm i motivuar, sa për të udhëtuar me target, për të luajtur diku tjetër. Ja pse forca jonë qëndron në të punuarit fort", ka thënë Heimir Hallgrimsson. Ata të stafit, për hir të së vërtetës, shumë pak në numër, e konsiderojnë si një profesionist. Mbase për punën nga mjekësia dhe stomatologjia, e studion gjithmonë kundërshtarin nëpërmjet analizave të kujdesshme. Zëvendësi i Lagerback ka tërhequr ekipin e tij në një çerekfinale të papritur, pasi kanë mundur Anglinë. Të paktë ishin ata që besonin, ndërsa Hallgrimsson nuk ka reshtur kurrë së besuari."Hemir është trajneri ynë, jemi krenarë për atë që ka bërë". Iris Robertsdottir, presidenti i skuadrës lokale, që kur ka nisur Evropiani, ndihet disi më i vetmuar në mes të oqeanit. Klinika dentare është e mbyllur edhe nëse ndonjëri ka nevojë për ndonjë ndërhyrje emergjente. Dentistë në Islandë me siguri që ka të tjerë, por dentist-trajner jo, nuk ka asnjë tjetër. Sekreti i tyre Ndeshja kundër Anglisë ishte parashikuar si një lloj beteje futbolli.

E kishte paralajmëruar Hallgrimsson në konferencë shtypi. Por, çfarë lufte? Në vitet 50', Islanda dhe anglezët u ndeshën për zona peshkimi në mes të Atlantikut. Më pas, si të harrosh atë ndeshje miqë- sore në vitin 2004 në "Etihad". Një refren 6:1, me nordikët të shkrirë si bora, përballë golave të Wayne Rooney, që shënoi dy herë. Uria për hakmarrje, sportive dhe morale bëri diferencën. Trajneri preku telat e duhur, një popull i tërë është me atë. E njeh Mbretërinë e Bashkuar dhe bën tifo për Liverpool-in, ka studiuar për fije e për pe skuadrën e Roy Hodgson. Kurthi funksionoi dhe "Tre Luanët" pësuan fundin. Të punuarit si dentist e kanë ndihmuar shumë. Disa persona kanë frikë të shkojnë te dentisti, ndodh edhe me ne. Kështu që, duhet gjetur mënyra e duhur për t'i folur. Fillimisht duhet ta bësh të qetësohet, më pas të zbavitet, mbase dhe ta bësh të ndihet serioz. Përshtatshmëria e shpejtë është sekreti, e njëjta gjë vlen edhe për një futbollist. Nga sot, quajeni metoda Hallgrimsson. Më 3 korrik është radha e Francës që të ulet te kolltuku i dentistit. Në "Stade de France" është sërish dëshira për një tjetër mision të pabesueshëm, me vikingët që tani të motivuar. Trajneri i Islandës do të duhet thjeshtë të çelë seancën.

(Kosova Sot)