Meha largohet nga Katari, i ndodh diçka e çuditshme

  • 30 June 2016 - 11:15
Meha largohet nga Katari, i ndodh diçka e çuditshme

Mediat turke kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se tratativat e tij me Al Nasrin janë ndërprerë.

Mesfushori i Kombëtares, Alban Meha, do të vazhdojë aventurën e tij në Turqi.

Mediat turke kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se negociatat e tij me Al Nasrin janë ndërprerë. Ka qenë vetë zëvendëspresidenti i skuadrës turke që ka bërë me dije gjithçka.

“Drejtuesit e rinj të Al Nasrit nuk aprovuan transferimin e Mehës dhe ne jemi të gëzuar që ndodhi kështu, për vetë faktin se ai është një futbollist që i shërben shumë projektit tonë për të ardhmen. Javën e ardhshme ai do t’i bashkohet skuadrës në nisjen e përgatitjeve për edicionin e ri”, ka deklaruar Fatih Ilmaz, i cili ka shtuar se shqiptari do të ketë edhe një vit tjetër kontratë me skuadrën turke.

(Kosova Sot)