Llapi vazhdon me përforcime

  • 01 July 2016 - 09:19
 Llapi vazhdon me përforcime

Skuadra e Llapit ka vazhduar ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri. Futbollisti i radhës që ka zbarkuar në kampin llapjan është mesfushori i talentuar, Filonit Shaqiri.

Ish-futbollisti i Gjilanit ka vendosur që t’i bashkohet projektit të Llapit që është mjaftë serioz me shpresë së në fund të kampionatit do t’i arrijnë objektivat që kanë. Llapi, kohëve të fundit është shumë i angazhuar në sjelljen e përforcimeve, derisa emri më i spikatur deri tash është ai i Berat Hysenit, i cili erdhi nga Prishtina, shkruan sot gazeta "Kosova Sot". 

Të kujtojmë se edicionin e kaluar Llapi, që shënoi rikthimin në elitë pas disa viteve të kaluara në Ligën e dytë, bëri befasi me paraqitjet e mira, duke bërë që deri në xhirot e fundit të mbetet kandidat për titull. Se si do të rrjedhin gjërat edicionin e ri mbetet të shihet, por është e sigurt se Llapi do të jetë arrë e fortë për çdo skuadër.

(Kosova Sot)