Sekreti i Hysajt

  • 01 July 2016 - 09:38
Sekreti i Hysajt

Elseid Hysaj është i vendosur që të bëhet një prej mbrojtësve më të mirë të Evropës. Ylli i Shqipërisë nuk u mjaftua me interesimin nga Bayern Munchen e Arsenal-i, ndërsa gjithmonë kërkon të përmirësohet.

Për të treguar sekretin e 22-vjeçarit, që edicionin e kaluar shkëlqeu me Napoli-n, mendoi Paolo Tramezzani, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Numri dy i stolit kuqezi tha se Hysaj duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe ai është i pari që e ka të qartë dhe për këtë fakt stërvitet me një vendosmëri të admirueshme. Tramezzani tregoi sesi gjatë aventurës me Kombëtaren në Kampionatin Evropian.

“Hysaj paraqitej në fushat stërvitore një orë përpara shokëve dhe zhvillonte stërvitje individuale, pavarësisht se askush nuk ia kërkonte”.

Krahu i djathtë i Gianni De Biasi-t te Shqipëria tha se paraqitjet e Elseidit nuk përbënin çudi, ndërsa vlerësoi te mbrojtësi modestinë që ai shfaq, të cilës i shtohet edhe një siguri mbresëlënëse, që pak futbollistë e kanë në moshë kaq të re.

(Kosova Sot)