James zgjedh klubin e tij për sezonin 2016/17

  • 24 July 2016 - 23:53
James zgjedh klubin e tij për sezonin 2016/17

James Rodriguez ka vendosur të mbetet në Real Madrid. Rodriguez nuk do të largohet nga Real Madrid.

Mesfushori kolumbian i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.

“Do të mbetem në Real Madrid, dua të fitoj me këtë klub”, deklaroi ai për “Caracol TV”, përcjell “Lajmi.net”.

“Shpresoj të luaj më shumë dhe të jem protagonist i një sezoni të mirë”, u shpreh James.

“Ajo çfarë dua është të kaloj një sezon të mirë”, theksoi ish futbollisti i Monacos.

James kërkohej nga klube të ndryshme evropiane pas hapësirës së kufizuar për lojë në Santiago Bernabeu.

(Kosova Sot)