Ringjallet Drita

  • 25 July 2016 - 08:50
Ringjallet Drita

Entuziazmi rikthehet në skuadrën e Dritës së Gjilanit.

Ardhja e donatorëve të rinj në klub ka bërë që organizimi të përmirësohet dhe tash atmosfera në ekip është shumë e mirë. Kryesia e re ka treguar qysh në fillim seriozitetin e vet me vazhdimin e kontratave me lojtarët vendorë, si dhe ka bërë disa prurje shumë cilësore, ku vetëm për dy ditë ka sjellë 5 përforcime", ka thënë kapiteni i Dritës, Artan Latifi,raporton Gazeta Kosova Sot

P esë përforcime brenda dy dite, është sinjali më i mirë se Drita ka lënë anash problemet duke u stabilizuar financiarisht dhe e qetë do ta nisë punën për edicionin e ri. Skuadra gjilanase ishte njëra nga skuadrat më të rrezikuara që sivjet fare mos ta nisë edicionin, pasi përballej me probleme financiare, gjë e cila bëri që shumë lojtarë, të cilët edicionin e kaluar kishin bartur peshën kryesore të ikin. Pa dyshim largimi i emrave si: Xhevdet Shabani, Erdin Hashani, Alban Shillova etj., bën të kuptojmë se Drita mund të "shuket" sivjet, por ja që marrja e skuadrës nga biznesmeni Valon Murseli ndryshoi plotë- sisht raportet në skuadër, e cila pritet që shumë shpejt ta marrë veten. Emrat e parë që kanë zbarkuar në Gjilan, si: Viktor Kuka, Alban Dragusha, Semir Zeneli, Alban Mavriqi e Toni Salihu janë sinjale që Drita po përmirësohet, derisa kapiteni i ekipit, Artan Latifi ka paralajmëruar se në ekip do të zbarkojnë edhe shumë lojtarë të tjerë.

Stabilizohen financiarisht "Ardhja e donatorëve të rinj në klub ka bërë që organizimi të përmirësohet dhe tash atmosfera në ekip shumë e mirë. Kryesia e re katreguar qysh në fillim seriozitetin e vet me vazhdimin e kontratave me lojtarët vendorë, si dhe ka bërë disa prurje shumë cilësore, ku vetëm për dy ditë ka sjellë 5 përforcime shumë të mëdha", ka thënë kapiteni i skuadrës së Dritës, Artan Latifi, i cili e pranon se vonesa e fillimit të përgatitjeve mund të ndikojë në start të kampionatit. "Adhuruesit e skuadrës sonë në fillim nuk duhet të presin gjëra të mëdha në këtë kampionat, pasi dihet se kemi filluar pak me vonesë përgatitjet. Pastaj largimet e disa futbollistëve dhe tash prurjet e reja është normale që ekipit i duhet kohë për t'u komponuar dhe është jo e arsyeshme të kërkohen rezultate qysh në fillim", ka thënë Latifi, skuadra e të cilit vetëm tri ditë më parë i ka filluar përgatitjet.

Drita i besohet Sedat Pajazitit Drita përveç problemit që kishte me lojtarë që largoheshin vazhdimisht, ajo nuk e kishte të qartë as shtabin teknik, por ja që tash kjo skuadër edhe te lojtarët edhe te trajneri veç është stabilizuar. "Ngadalë po kompletohemi në çdo aspekt dhe me ardhje të lojtarëve. Sa i përket çështjes së trajnerit, ai tashmë veç është zgjedhur dhe kryesia e re i ka dhënë besim të plotë që edhe në këtë vit të jetë në krye të skuadrës sonë, trajneri Sedat Pajaziti", ka njoftuar Latifi, duke folur më pas edhe për kampionatin që pritet të zhvillohet këtë vit, ku sipas gardianit gjilanas, mund të kemi një garë më joshëse edhe pse shikuar realisht shumë klube vazhdojnë të përballen me telashe financiare, gjë e cila nuk ka sesi të mos ndikojë në rrjedhën e garave. "Presim një kampionat më interesant, pasi luftohet për me dalë në arenën ndërkombëtare, edhe pse duhet pranuar se ka disa ekipe që nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm të përforcohen dhe të organizohen më mirë, gjë e cila ndikon në përgjithësi në futboll, por përkundër kësaj besoj se këtë herë do të jetë më mirë. Nga ajo që kam parë deri më tash, them se favoritë për titull janë 3 skuadra: Feronikeli, Prishtina dhe Besa. Por, siç po shkojnë punët në ekipin tonë, nuk do të jemi as ne larg, ndoshta jo pretendentë për titull, por do të mundohemi t'i befasojmë të gjithë këtë edicion", ka përfunduar Artan Latifi.

(Kosova Sot)