Alban Hoxha konfirmon: Po kam marrë ofertë nga Napoli e Kievo!

  • 25 July 2016 - 10:09
Alban Hoxha konfirmon: Po kam marrë ofertë nga Napoli e Kievo!

Pas zërave për një interesim të Kievos dhe Napolit për Alban Hoxhën, portieri i Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare ka pohuar ofertat. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se portieri tashmë është duke shqyrtuar të dyja ofertat, ndërsa është në dilemë mes dy skuadrave italiane të serisë A.

Pak ditë më parë mediat italiane shkruajtën se një kompani menaxhimi, “Football Agents Academy”, i ka ofruar klubit italian mundësinë që të firmosë me Hoxhën. Sipas mediave italiane, ka qenë kjo kompani që ka bërë propozimin, pasi nuk ishte Napoli që ka kërkuar direkt portierin shqiptar.

Por Hoxha ka pohuar se ka marrë ofertë si nga Napoli dhe nga Kievo, ndërsa tashmë na ngelet të presim për vendimin e futbollistit. Sakaq, Alban Hoxha u përfol ditët e fundit edhe për realizimin e një penalltie, ku Partizani luajti ndaj Ferencvaroshit dhe fitoi, e cila cilesohet si “Panenka”, një nga gjuajtjet më të vështira, nga ato që bëjnë vetëm yjet e futbollit botëror.

(Kosova Sot)